Mali i Zi nuk ndryshon pozicion për demarkacionin

Prishtinë | 26 Jan 2018 | 08:08 | Nga

Deklarata e përbashkët rreth demarkacionit nuk përbën opsion për Malin e Zi, i cili e ka ratifikuar Marrëveshjen për shënjimin e kufirit.

Në prag të vizitës së kryeministrit malazias, Dushko Markoviq, zyrtarë të këtij shteti kanë përsëritur se demarkacioni për ta është çështje e mbyllur, pavarësisht përpjekjeve në Prishtinë që të përgatitet një deklaratë e përbashkët, shkruan sot Koha Ditore.

“Sa i përket çështjes së demarkacionit, pozicioni i Malit të Zi nuk ka ndryshuar as nuk do të ndryshojë”, ka thënë Srdjan Kusovac, këshilltar i kryeministrit, Dushan Markoviq, kur është pyetur nëse po diskutohen zgjidhjet përfshirë edhe ajo për një deklaratë të përbashkët.

Këtë qëndrim e kishte përsëritur edhe ministri i jashtëm malazias, Zoran Pazin, në takimin e zhvilluar në Podgoricë me homologun nga Kosova, Behgjet Pacolli. Diplomatit kosovar, sikurse edhe paraardhësve të tij në Qeveri, i është thënë direkt nga zyrtarët e lartë të Podgoricës se demarkacioni për ta është çështje e mbyllur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme