Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ktheu përgjigje shpërfillëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi këta të fundit ndëshkuan Kosovën me shkëputje paafat të Dialogut Strategjik.
Kurti e interpretoi qëndrimin e ShBA-së si ledhatuese ndaj Serbisë për ta shkëputur nga Federata Ruse; por, tha ai, “ky nuk është problemi im”.
Filozofi Shkelzen Maliqi e quajti “miop”, përkatësisht shkurtpamës, Albin Kurtin.
“S’qenka problem i Kurtit largimi i Serbisë nga Rusia! Miop: është problem i Kosovës dhe aleatëve: se duan Rusinë në kufi / rajon”, tha Maliqi.