Analisti Agon Maliqi i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që të distancohet nga deklarata seksiste e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku që i dha ndaj ish-deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, për nivelin e të cilës tha se “sikur kur del prej një shtëpie publike”.
“Partia Demokratike e Kosovës duhet të distancohet nga retorika seksiste e Sami Lushtakut, e cila nuk duhet të ketë vend as në diskursin publik dhe as atë privat të zyrtarëve të një partie që pretendon të qeverisë, e për më tepër për një parti anëtare të ALDE. Normalizimi i dhunës verbale dhe gjuhës seksiste të figurave politike dhe debatuesve të studiove televizive është një prej arsyeve se përse një numër i konsiderueshëm grash, sidomos ajo në zona urbane, mbeten skeptike ndaj ish-opozitës”, ka shkruar Maliqi në “Facebook”.