Publicisti Shkelzen Maliqi komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për bllokadën në Kuvendin e Kosovës.
“Vota në Kuvend mbetet e fshehtë. Afati prej 30 ditësh është tejkalua, s’ka më zhagitje procedurale. Tani Presidentja e ka fjalën, si garantuese e funkcionalitetit të institicioneve. Shpall se kandidatura ei Albulena Haxhiut është tashmë e djegur. VV obligohet që menjëherë të propozojë kandidat/e tjetër. Për të penguar vazhdimin e obstrukcioneve të VV -së Presidentja ua kërkon Kryeministrit dhe ministrave në detyrë të japin dorëheqje si deputetë, ose të tërhiqen nga postet e uzurpuara në qeveri. Edhe kjo është detyrë e Presidentës: konstatimi i shkeljes flagrante të kushtetutës që pengon funkcionalitetin e institucioneve”, shkroi në Facebok, Maliqi.