Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka kritikuar ashpër liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se ai është i interesuar për sundim, jo për qeverisje, dhe e përshkruan si një “revolucionar leninist” dhe jo si një lider liberal-demokrat.
Maliqi thekson se Kurti ka humbur shumicën popullore dhe rruga e tij për sundim është e ngjashme me atë të autokratëve, duke kapur institucionet dhe imponuar vullnetin e tij.
Gjatë mandatit të parë, sipas Maliqit, Kurti ka abuzuar me institucionet e pavarura dhe tani kërkon një president të dëgjueshëm për të vendosur diktatin mbi shqiptarët dhe institucionet kyçe.
Ai shton se Kurti po pret me muaj të tërë për të krijuar një situatë ku VV të fitojë më shumë komuna dhe pushtet, edhe në shkelje të ligjit, duke e drejtuar vendin drejt “Republikës së Tretë” përmes krizave kushtetuese dhe shpartallimit të rendit juridik.