Maliqi: Qasja e Kurtit s`po prodhon rezultate, po e izolon Kosovën

Prishtinë | 30 Sht 2025 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Politologu Agon Maliqi ka komentuar kritikat e DAShi-t dhe të BE-së ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka treguar problemet e ShBA-së dhe të BE-së me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.


Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se aleatët janë të bindur se qasja e Kurtit s`po prodhon rezultate dhe po e izolon Kosovën.

“Departamenti i Shtetit dhe zyrat diplomatike të shteteve të BE po përballen me një problem të patejkalueshëm. Po mundohet ndër vite të komunikojnë në menyrë diplomatike, respektuese ndaj votuesve, shpesh përmes kanaleve jozyrtare, se qasja e Kurtit nuk prodhon rezultate në këtë marrëdhënie dhe se po e izolon Kosovën. Problemi me të cilin po përballen nuk është vetëm mungesa e shtyllës kurrizore të elitës intelektuale në Prishtinë për t’ia përkthyer këto mesazhe oponionit publik, për t’ia shpjeguar realitetin e nivelit të marrëdhënieve dhe pasojat”, ka shkruar ai.

Të ngjashme