Malisheva aktivizon aeroportin civil pas 25 vitesh, zbret aeroplani i parë

Malishevë | 15 Qer 2024 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Malishevës ka njoftuar për aktivizimin e aeroportit civil në fshatin Banjë. Në njoftimin e publikuar për media, thuhet se ky aeroport civil në Malishevë është funksionalizuar pas 25 viteve liri.

Komuna ka njoftuar se për ta pritur uljen e parë në këtë aeroport kishin dalë kreu i Komunës, Ekrem Kastratii, me bashkëpuntorë në Komunë.

“25 vjetori i çlirimit të Komunës së Malishevës dhe ditës së dëshmorëve, Malishevën dhe qytetarët e sajë po i gjenë me një zhvillim më të lartë ekonomik, me mirëqenie më të mirë familjare, me arsim e shëndetësi, sport e kulturë, me infrastrukturë të zhvilluar, por sot edhe me rifunksionalizimin e aeroportit civil në fshatin Banjë, që për ne dhe qytetarët, do të hapen mundësi të reja ekonomike si dhe të mësimit e aftësimit të kuadrove për pilot të rinj në mbarë Kosovën, të cilën do ta mundësoi shkolla e pilotëve dhe infrastruktura e kapaciteteve njerëzore që do të operacionalizohet shpejt, me këtë rifunksionalizim të aeroportit civil në Banjë”, ka deklaruar Kastrati.

Për të mbarëvajtur gjithçka sipas planit, ishin të angazhuara edhe policia e Kosovës, stacioni në Malishevë, njësia e zarrfikësve dhe QKMF- ja në Malishevë.

Të ngjashme