Malisheva do të bëhet edhe me një objekt të ri shkollor.
Kështu ka njoftuar ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se më në fund u bë realitet edhe një premtim i tij, ndërsa është lutur që ky projekt të mos përdoret për fushatë elektorale.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë të Malishevës, sot u realizua premtimi im elektoral se Malisheva e shumë të bëmave për atdhe e liri, Malisheva e brigjit tonë të madh po bëhet edhe me një shkollë fillore dhe të mesme të ulët me çka kapacitetet e qytetit tuaj po rriten ndjeshëm!
Sot ndjehem mirë edhe pse në mungesë e i privuar nga festa e hapjes së siparit të punimeve, meqë eksponentë të ndryshëm në ligështimin e tyre bëjnë gafa përuruese qoftë edhe pa drejtuesin e dikasterit apo premtuesin elektoral të projektit!
Kisha dashur shumë që ky përurim të mos të kishte të bënte as me fushata elektorale e as me imitime autoritetesh, sepse mrekullisht objekti modern i shkollave si kjo që sot ka filluar të ndërtohet tek ju është thjeshtë detyrim ndaj brezit të ri i cili sot është veçse etje diturie dhe nesër uroj të bëhet si pari shpatulla shoqërie!
Urime Malishevë shkollarë e gëzofshi objektin e ri!