Malisheva është një ndër komunat më të prekura me pandeminë Coronavirus, me gjithsej 33 raste.
Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, në një bisedë telefonike për Ekonomia Online është shprehur se po përpiqen e të gjitha kapacitetet tu dalin në ndihmë të infektuarve.
“Mbrëmë komunës tonë iu shtua edhe një rast me Coronavirus dhe numri ka shkuar në 33, momentalisht të gjithë gjendjen shëndetësore e kanë të mirë, po përpiqemi me të gjitha kapacitetet tu dalim në ndihmë”.
“Sa i përket furnizimit me mjete mbrojtëse nuk dua të flas më tepër le të mbetet në ndërgjegjen e Qeverisë”.
Begaj ka shprehur shqetësim edhe për barnatoret kujdestare që sipas tij, nuk janë konsultuar fare me qeverinë lokale
Poashtu edhe për vazhdimin e karantinimit tha se nuk janë konsultuar nga qeverisja qendrore.
“Për vazhdimin e izolimit nuk jemi konsultuar edhe pse ne e dimë që atë e vendos qeveria qendrore por të paktën të diskutonim”.
“Edhe për barnatoret që i kanë caktuar kujdestare pa konsulta me ne, ne e njohim terrenin e komunës do ta dinim se cila do të u shërbente qytetarëve më shpejtë për sa i përket afërsisë”.
Begaj u shpreh se sa i përket furnizimit me gjëra ushqimore gjithçka është në rregull dhe se furnizimi është i mjaftueshëm.