Malisheva ndalon varrosjen e veteranëve në varrezat e dëshmorëve

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 13:23 | Nga

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës kanë marrë vendim që të ndalohet varrosja e veteranëve të luftës, në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë dhe Malishevë.

Vendimmarrja e organit më të lartë komunal është bazuar në kërkesën e Komitetit për familje të dëshmorëve, invalidë, veteranë të luftës së UÇK-së dhe martirë të luftës, shkruan sot Koha Ditore.

“Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka vazhduar me mbajtjen e seancës së dhjetë të rregullt, ku në mesin e disa vendimeve të marra, pas shqyrtimit të kërkesës së Komitetit për familje të dëshmorëve, invalidë, veteranë të luftës së UÇK-së dhe martirë të luftës, mori vendim që të ndalohet varrosja e veteranëve të luftës në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë dhe Malishevë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim publik të Komunës së Prizrenit.

Sipas këtij njoftimi në mbledhjen e dhjetë të saj, KK i Malishevës vendosi që të emërtojë një rrugë në Tërpezë, me emrin “Afrim Mehmet Krasniqi”, si dhe ka vendosur që Rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale, ta dërgojë në dëgjim publik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme