Malisheva përgatitet për Testin e Maturës dhe fillimin e vitit shkollor

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Mbledhja e Këshillit të Drejtorëve me të cilën udhëhoqi, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, u raportua për punët e realizuara nga java që shkoi dhe për projektet e punët e planifikuara për këtë javë, njofton zyra për informim.

“Ne si drejtori kemi bërë të gjitha përgatitjet për ta mbajtur testin e Maturës Shtetërore 2020 dhe fillimin e viti të ri shkollor 2020/ 2021, gjithherë duke respektuar masat në fuqi nga IKSHPK-ja, qeveria qendrore, komuna dhe menaxhmenti i shkollave në Komunën e Malishevës, pasi situata me COVID- 19 është e menaxhueshme në komunën tonë, por kemi edhe planet alternative që t’i realizojmë me suksese , mbajtjen e testit të maturës shtetërore dhe fillimin e vitit të ri shkollor”, është shprehur Thaçi.

Gjithashtu drejtorët tjerë të cilët ishin në mbledhjen e këshillit të drejtorëve, raportuan për detyrat e realizuara dhe punët në vazhdim që janë duke u kryer edhe pse situata epidemiologjike me COVID- 19, ka vështirësuar planin e realizimit sipas dinamikës së planifikuar kohore.

Sikur që janë planifikuar objektivat e planit të punës për muajin shtator dhe të kësaj jave do të realizohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme