Komuna e Malishevës, sot ka filluar shpërndarjen e 150 motokultivatorëve, për 150 bujq.
Në ceremoninë e shpërndarjes morën pjesë edhe kryetari Malishevës, Ragip Begaj dhe zyrtarë të tjerët ë komunës.
“Ne po mundohemi që ti përkrahim bujqit përmes ndihmave të ndryshme, me qëllim të stimulimit dhe marrjes me bujqësi, si dega më e fuqishme ekonomike te ne dhe në kuadër të kësaj përkrahje, janë edhe këta motokultivatorë”, tha me këtë rast Begaj.