Malishevë: Arrestohen pesë persona, u rrahën mes vete

| 08 Dhj 2023 | 09:45 | Nga

Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë në Carravranë të Malishevës, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore, i cili është duke u trajtuar në QKUK.

Njërit prej të dyshuarve i është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike që dyshohet se është përdorur në rast por nuk është qëlluar askush, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme