Malishevë: Arrin në 58 numri i të shëruarve nga Coronavirusi

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Malisheva edhe mbrëmë ka marrë lajme të mira nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pasi në testet e djeshme, konfirmohet edhe një i shëruar nga Komuna e Malishevës, ndërsa të gjitha rastet tjera të dyshuara, kanë dalë negative.

Numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, arrin në 58 persona, ndërsa në kurim e sipër janë edhe 17 persona.

Në komunikimin zyrtar me IKSHP, gjithashtu konfirmohet se dje janë bërë testet edhe për tetë persona të tjerë nga Malisheva, të cilët kanë qëndruar në karantinë në konvikte, dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Malishevë, është si vijon:

Nga 76 të prekur, 58 janë shëruar, 17 janë në kurim e sipër, një i vdekur.

Të ngjashme