Komuna e Malishevës së bashku me njësitet e Policisë dhe FSK-së kanë filluar kërkim për fëmijën 2-vjeçar, i cili ka humbur mbrëmë.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në fshatin Terpezë të Komunës së Malishevës.
“Në kërkim janë të angazhuara njësitë e Policisë, FSK-së, ekipet e kërkimit të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, ekipet emergjente komunale dhe vullnetarë nga i tërë vendi”.