Një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje të enjten pasdite në fshatin Mleqan të Malishevës.
Policia e Kosovës tha se një person i moshës madhore është gjetur i varur rreth orës 15:20 të enjten, në një objekt biznesi familjar.
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë.
“Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, ka thënë ai. (Foto nga arkivi)