Kryesuesi Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku ka pritur sot në takim Ambasadorin e Misionit të OSBE-së, Michael Davenport.
Kryesuesi Maloku dhe Ambasadori Davenport, gjatë këtij takimi kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes KPK-së dhe OSBE-së, me qëllim avancimin e kapaciteteve profesionale dhe administrative të sistemit prokurorial, ku është theksuar se OSBE-ja në Kosovë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm përmes mbajtjes së trajnimeve specifike në mbështetje të KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, në hartimin e planeve strategjike, objektivave, akteve dhe udhëzuesve praktikë të punës.
Gjithashtu, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, ka shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që jep OSBE-ja në hulumtimet dhe monitorimin e rasteve të dhunës në familje, hartimin e raporteve monitoruese dhe hartimin e Strategjisë kundër trafikimit të njerëzve, ku pjesë e këtij autoriteti është Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe Prokurori i Shtetit, si dhe hartimin e procedurave standarde të veprimit për viktimat e trafikimit.
Po ashtu, Maloku e Davenport, kanë theksuar se duhet ti kushtohet rëndësi Konventës së Stambollit të Këshillit të Evropës, e cila është bërë pjesë e legjislacionit të Kosovës, gjë që është e nevojshme që prokurorët të cilët merren me rastet e dhunës në Familje si dhe mbrojtësit e viktimave të Krimit të fitojnë njohuri shtesë lidhur me këtë Konventë.
Ndërkaq, Ambasadori Davenport, ka theksuar se vullnetin i tij dhe të organizatës që drejton për t’i mbështetur proceset e përbashkëta, në mënyrë që të realizohen synimet dhe të arrihet progresi i nevojshëm për zhvillim e sistemit prokurorial, me ç’rast do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.
Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit përmes projekteve të ndryshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, efektivitetit dhe transparencës së sistemit prokurorial.