Maloku komenton rastin e Pantiqit: Është shqetësuese çfarëdo ndërhyrje nga pushteti

Prishtinë | 29 Dhj 2022 | 09:48 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovë (KPK), Jetish Maloku ka komentuar lirimin në arrest shtëpiak të ish-policit, Dejan Pantiq.

Ai u pyet se si e sheh që Pantiq nuk u arrit të transferohej në Prishtinë, pas kërkesës së prokurorit të rastit. Sipas tij, për këtë çështje nuk është përgjegjëse Prokuroria.

Ai tha se është shqetësuese çfarëdo ndërhyrje nga pushteti në sistemi e drejtësisë.

Duke iu kundërpërgjigj Qeverisë dhe përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët i’u drejtuan Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor, duke fajësuar për ndryshimin e masës ndaj Panqitit.

“Në aspektin e mos-arritjes së të dyshuarit, nuk mendojmë se është përgjegjës Prokuroria. Janë institucionet përkatëse që duhet ta sigurojnë personin në fjalë. Duhet t’i pyetni të tjerët”.

“Sa i përket reagimeve, ju e keni pranuar reagimin tonë. Aty kemi shprehur shqetësimin dhe çfarëdo ndërhyrje nga pushteti apo nga përfaqësuesit e pushtetit, qoftë në KPK apo KGJK. S’do t’i shtoja asgjë tjetër atij reagimi. Ka qenë dhe është shqetësim çfarëdo ndërhyrje që del nga goja e pushtetit”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme