Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Faton Maloku, e ka mbyllur edicionin për shkak të lëndimit që e pësoi në ndeshjen përgatitore që Kukësi e luajti në Turqi me Bashakshehirin.
Lajmi është bërë i ditur nga mediumet e Shqipërisë.
Ai ka dëmtuar ligamentin e gjurit dhe duhet t’i nënshtrohet operimit e më pas të pauzojë rreth gjashtë muaj.
Portieri 27-vjeçar, te skuadra e Kukësit është transferuar përpara fillimit të këtij edicioni nga Feronikeli.
Në Kosovë ka luajtur edhe për Gjilanin, kurse këtë edicion te Kukësi ka regjistruar katër paraqitje në të gjitha garat.