Malta ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Kosovës në fund të pjesës së parë në 1:1.
Ishte Dimech i cili realizoi në minutën e 45+1, shkruan Gazeta Express.
Malta kishte një goditje të lirë, kurse pas topit të kthyer, Dimech u gjend më së miri në zonë.
Paraprakisht për epërsinë e Kosovës kishte shënuar Milot Rashica.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e kësaj ndeshjeje miqësore.