Manchester City ka dërguar vendimin e UEFA-s për ndalim të pjesëmarrjes në garat Evropiane, në Gjykatën Arbitrazhit për Sport (CAS).
Kampionati i Premier Ligës gjithashtu është dënuar me 30 milionë euro për “shkelje serioze” të rregullave financiare të UEFA-s, transmeton Koha.net.
Shefi i Cityt, Ferran Soriano ka thënë se shkeljet “thjesht nuk janë të vërteta”.
Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) kanë deklaruar për reuters se “nuk është e mundur të dihet” se kur kjo çështje do të zgjidhet.
Paneli i pavarur që kontrollon financat e klubeve (CFCB) ka thënë se City ka thyer rregullat për “mbivlerësim të të ardhurave nga sponsorët në llogaritë e tyre dhe në raportimet financiare të dorëzuar në Uefa, prej vitit 2012 e deri në 2016-ën”.
Në atë kohë, City ka thënë se ata “ishin të dëshpëruar por jo të befasuar” me këtë vendim dhe se do ta apelojnë atë.
Sipas rregullave të UEFA-s për “Fair Play” financiar, një klub nuk guxon të shpenzojë më shumë se sa ka të hyra.