Manchester United është klubi i radhës që ka shprehur interesim për Leroy Sanen.
“Djajtë e Kuq” nuk po ia dalin të arrijnë marrëveshje me Ajaxin për transferimin e Antonyt, shkaku i çmimit të lartë prej 100 milionë eurosh që ka kërkuar klubi holandez, transmeton Gazeta Express.
Dhe, sipas “The Mirror”, Man United tani po shqyrtojnë mundësinë për të nënshkruar me Sanen.
Zyrtarët e klubit anglez thuhet se tashmë kanë nisur kontaktet e para me Bayern Munichin.
Kampionët e Gjermanisë mendohet se mund të lejojnë largimin e 26-vjeçarit, nëse marrin ofertën e duhur.
Për Leroy Sanen interesim ka shprehur edhe Liverpooli, teksa më herët është raportuar se ai po monitorohet edhe nga Arsenali.