Manchester United dhe Chelsea janë në garë për portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak.
Jan Oblak është një nga portierët më të mirë në botë dhe ky është një fakt i pamohueshëm. “Gardiani i portës” së Atletico Madridit mund të largohet në merkaton e verës drejt kampionatit anglez, pasi ka interes për të.
Chelsea dhe Manchester United kanë pasur probleme me portën e tyre dhe kërkojnë me ngulm që të “blindohen” me sllovenin për sezonin e ri. Londinezët nuk duan Kepan si titullar, pasi spanjolli nuk ka bindur, ndërsa David De Gea po përjeton ditët e tij më të vështira në skuadrën e “Djajve të kuq”.
Atletico nga krahu tjetër nuk do të privohet nga shërbimet e portierit të tyre, por një ofertë e majme në kohë të tilla krize do të joshte jo pak.
Ata mund të tundohen nga një ofertë rreth 100 milionë euro për portierin e tyre.