Sulmuesi belg nuk i ka arsyetuar pritshmëritë për të, që kur iu bashkua klubit nga “Old Trafford” nga Evertoni dy vjet më parë
Manchester United ka vendosur ta shesë përfundimisht gjatë kësaj vere Romelu Lukakun.
“Djajtë e Kuq” nuk janë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit belg, nga i cili prisnin më shumë që kur e blenë nga Evertoni.
Gjiganti britanik është i gatshëm ta shesë sulmuesin e fuqishëm për afro 80 milionë euro.
Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se për ish-futbollistin e Chelseat interesim kanë shfaqur dy klubet italiane, Inter dhe Juventus.
26 vjeçari ishte transferuar në “Old Trafford” dy vjet më parë dhe forma e tij në “Teatrin e Ëndrrave” ka qenë e luhatshme. Interi është favorit për transferimin e tij.