Manchester United e ka kompletuar transferimin e katërt të afatit kalimtar të verës.
“Djajtë e Kuq” i kanë siguruar shërbimet e portierit të ri Kit Margetson nga Swansea City.
Gardiani 20-vjeçar ka kaluar te klubi nga “Old Trafford” pasi i ka përfunduar kontrata me Swansean, ndërsa Man Utd e ka arritur një marrëveshje kompensimi me klubin uellsian për zhvillimin e lojtarit.