Manchester United i ka caktuar çmimin mbrojtësit anglez, Chris Smalling.
Smalling po luan këtë edicion si i huazuar tek skuadra e Romës dhe është duke kaluar në një form mjaft të mirë.
Anglezi ka bindur me paraqitjet e tij dhe tashmë thuhet se drejtuesit e klubit italian kanë filluar punimet për të siguruar kartonin e tij.
‘Sky Sport’ raporton se Manchester United po kërkojnë nga Roma të paguhen 15 milionë euro, nëse duan kartonin e lojtarit.
Kjo shumë duhet të paguhet në dy pjesë. Fillimisht kërkohen 12 milionë euro, pastaj duhet shtuar edhe 3 milionë bonuse.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje që do të zgjas qëndrimin e Smalling në kryeqytetin e Italisë.