Man Utd ia siguron Solskjaerit transferimin e parë

| 10 Maj 2019 | 11:09 | Nga

Manchester United janë afër të mbylljes së marrëveshjes me anësorin e Swansea Cityn, Daniel James.

21 vjeçari Daniel James, pritet të jetë transferimi i parë i Ole Gunnar Solkjaer te Manchester United.

Forma e tij mbresëlënëse në Championship te Swansea City, ka alarmuar një pjesë të skuadrave të Premierligës.

Por, raportet e fundit nga Anglia bëjnë të ditur se Manchester United po shfaq interesim serioz për shërbimet e tij.

Për anësorin uellsian, Manchester United do të ofrojë deri në 17 milionë euro.

James është pjesë e ekipit të parë të Swansea që nga viti 2016, dhe në 33 paraqitje ka shënuar katër gola.

Të ngjashme