Lautaro Martinez po kalon momente të mira te Inter këtë sezon, dhe interesimi i skuadrave të mëdha për shërbimet e tij, po vazhdon të rritet.
Pas Barcelonës, është tani Manchester United që është vënë pas sulmuesit argjentinas.
Martinez konsiderohet një opsion i mirë nga Ole Gunnar Solskjaer për fazën e sulmit, pasi e sheh të vështirë rrugën për të arritur deri te Harry Kane dhe Kylian Mbappe.
Megjithatë, as transferimi i Lautaros nuk do të jetë i lehtë për ‘Djajtë e Kuq’.
Transferimi i 22 vjeçarit do t’i kushtojë Manchester United deri në 100 milionë euro.