Man Utd përforcon skuadrën me yllin e PSG-së

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Numri i skuadrave që po kërkojnë shërbimet e Adrien Rabiot vazhdon të rritet.

Dështimi i mesfushorit për të arritur një marrëveshje me Barcelonën gjatë afatit kalimtar të dimrit, u ka hapur rrugë shumë skuadra të Evropës, për të tentuar transferimin e 23 vjeçarit.

Manchester United është skuadra e fundit nga Premierliga që ka hyrë në garë për yllin e PSG-së, Adrien Rabiot, shkruan ‘AS’, përcjell ‘lajmi.net’.

Reprezentuesi francez pritet të largohet nga PSG në fund të sezonit, pas përfundimit të kontratës me kampionët e Francës.

Përveç Manchester United, skuadrat tjera të Premierligës të interesuara për Rabiot janë edhe Liverpool me Tottenhamin.

Rabiot në fanellën e PSG deri më tani ka zhvilluar 150 paraqitje, duke shënuar edhe 13 gola.

Të ngjashme