Manaj: LDK është rikthyer në çdo familje për të kërkuar besimin qytetar

Prishtinë | 05 Shk 2025 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, ka theksuar angazhimin e madh të partisë gjatë fushatës zgjedhore, duke vizituar familje dhe fshatra në Istog, Dubovë të Vogël dhe Lubozhdë. Ai theksoi se LDK është rikthyer në çdo lagje dhe qytet, duke kërkuar mbështetje dhe besim nga qytetarët për të udhëhequr ndryshimin e kërkuar për Kosovën.

“Sonte në familjen Gusturanaj në Istog, në takime në Dubovë të Vogël si dhe në Lubozhdë! LDK është rikthyer në secilën familje, lagje, fshat e qytet për të kërkuar besimin qytetar. Ju faleminderit nga zemra për gjithë këtë mbështetje. Kjo është kryengritje e djathtë rugoviste për të ardhmën e Kosovës!” – deklaroi Manaj, duke shtuar se angazhimi i LDK-së është i përqendruar tek të ardhmen dhe zhvillimi i vendit.

Të ngjashme