Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, i cili e ‘bombardoi’ sonte portën e Serbisë ka folur pas triumfit historik.
Manaj tha se sot është një nga ditët më të bukura, teksa u shpreh se me shqiponje festoi pasi e ndjeu ta bënte atë festë.
“Është një nga ditët më të bukura, i respektoj komentet pas ndeshjes së parë, por gjithashtu mendoj se disa nuk i meritoja, sepse kemi fëmijë, kemi familje. Por e rëndësishme është fitorja që e meritojnë të gjithë shqiptarët”.
“Pasi bëra gol, nuk kuptova asgjë, thjesht festova me çunat sepse isha i lumtur. Unë festova me shqiponjën sepse ashtu e ndjeva”, tha Manaj për Digitalb, transmeton Klankosova.tv.
Ai tutje u shpreh se në pjesën e parë ishte shumë i lodhur pasi kishte marrë një goditje me taka, teksa i përgëzoi edhe bashkëlojtarët pasi sipas tij, dhanë gjithçka në fushë.
Sonte Shqipëria e mposhti Serbinë me rezultat prej 0-1 me golin e Rey Manajt të cilin e shënoi në minutën e 46-të dhe e festoi duke e bërë shqiponjën.