Ish-sulmuesi i Trepçës ’89, Arb Manaj, ka vazhduar me gola në futbollin turk.
Manaj i ka realizuar dy gola dhe i ka asistuar dy të tjerë sot në fitoren 6:0 të Keciorengucut ndaj Akhisarsporit, në xhiron e dhjetë të Ligës së Parë të Turqisë, që është niveli i dytë i garave në këtë vend.
Manaj realizoi dy golat e parë të ndeshjes, ndërsa asistoi të tretin e të katërtin. Ai luajti 77 minuta.
Ai këtë stinor i ka shënuar pesë gola dhe i ka asistuar dy tjerë, në pesë ndeshje në të gjitha garat.