Manchester City fiton Ligën e Kampionëve, për herë të parë në histori – kompleton tripletën

Prishtinë | 10 Qer 2023 | 23:01 | Nga Ekonomia Online

Manchester City është fitues i Ligës së Kampionëve për sezonin 2022/23.

City arriti ta mposht Interin në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Ataturk Olimpic” me rezultat minimal 1-0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, përkundër rasteve të shumta që patën të dy skuadrat.

Golin e vetëm dhe të fitores arriti ta shënoi Rodrygo në minutën e 68-të.

Kësisoj, Man City fiton për herë të parë në histori të tyre Ligën e Kampionëve, duke u kurorëzua kampion të Evropës për këtë sezon.

Manchester City bëhet skuadra e dytë angleze që fiton tripletën, pas ekipit të Manchester United në vitin 1998/99.

Të ngjashme