Manchester City futet në garë për transferimin e De Jong

Prishtinë | 02 Kor 2023 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Manchester Cityt po përpiqet që të bëjë një lëvizje për transferimin e Frenkie De Jong nga Barcelona.

Kështu ”qytetarët” do të konkurojnë me rivalët e qytetit, Manchester United për transferimin e holandezit, shkruan IndeksOnline.

“Djajtë e kuq” janë të interesuar për transferimin e De Jong që nga vera e kaluar, të cilët ofruan 86 milionë fune në drejtim të Barcelonës, por që në fund marrëveshja nuk u arrit.

Sipas një raporti në The Sun, Pep Guardiola është i interesuar të nënshkruajë me yllin e Barcelonës, por rapoohet se Barcelona do të kërkojë të paktën 90 milion funte që ata ishin të gatshëm t’i ofronin West Ham për Declan Rice.

Megjithëse presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se De Jong nuk është në shitje , vështirësitë e vazhdueshme financiare të klubit mund të ndikojnë në vendimin e tyre nëse një ofertë joshëse arrin nga fituesi i trefishtë, Manchester City.

Të ngjashme