Nicolas Otamendi e ka zgjatur kontratën me Manchester Cityn deri në vitin 2022.
Mbrojtësi argjentinas është duke gëzuar formë të shkëlqyer këtë sezon dhe ka munguar vetëm në një ndeshje nga 23 të luajtura nga Manchester City deri tani në Premierligë.
Ai i ka regjistruar 118 paraqitje për Cityn që prej ardhjes nga Valencia.
City e bëri të ditur lajmin për zgjatjen e kontratës së Otamendit deri në verën e 2022-s përmes një postimi në Twitter.