Manchester City është finalisti i parë në Ligën e Kampionëve. Do të presë fituesin nga dueli mes Chelseas dhe Real Madridit, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma.
Pas shumë shpenzimeve dhe shumë tentimeve, vit pas viti, më në fund Manchester City ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve.
City preku finalen e Champions për herë të parë në histori të klubit, pasi e eliminoi PSG-në me rezultat të përgjithshëm 4-1.
City u kualifikua në finale duke thyer një rekord historik.Reklamë
Sfida e së martën ishte e shtata me radhë që City e fiton në Champions këtë edicion, asnjëherë nuk ia ka dal që një ekip anglez të triumfojë 7 ndeshje me radhë.
Në finale City tani do të presë fituesin nga dueli mes Chelseas dhe Real Madridit, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma.