Manchester City është në kërkim të një sulmuesi. Klubi anglez është duke e monitoruar situatën e Joao Felix të Atletico Madridit.
Portugezi te klubi anglez po shihet si zëvendësues i Sergio Agueros, që do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.
Drejtuesit e skuadrës së Cityt janë të gatshëm të ofrojnë një shumë të majmje për të bindur Atletico Madridin ta liroj sulmuesin.
Felix është pjesë e madrilenëve që nga viti 2019 kur u transferua nga Benfica për 127 milionë euro.
21-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2026 me Atleticon.
Ai këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 10 gola dhe pesë asistime.