Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Borussia Dortmund përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 2:1.
Ndeshja ishte e baraspeshuar në pjesën e parë, ndërsa në 45 minutat e tjera Manchester City ishte dominonte.
Në minutën e 50-të, Marco Reus kishte një mundësi shumë të mirë shënimi, e cila shkoi jashtë pas një depërtimi shumë të mirë nga gjermani.
Pas vetëm pak, në minutën e 58-të, Jude Bellingham gjeti golin pas një asistimi të Reus.
Në minutën e 80-të, ishte John Stones i cili shënoi golin e barazimit nga një distancë e largët.
Pas vetëm tre minutave, ish lojtari i Dortmund, Erling Haaland shënoi për golin e epërsisë, që ishte dhe rezultati përfundimtar.