Manchester City ishte në mesin e skuadrave të interesuara për transferimin e Kylian Mbappes, mirëpo duket se tani është tërhequr nga gara.
Citizens, së bashku me Liverpoolin, Real Madridin dhe Barcelonën kanë shënjestëruar transferimin e sulmuesit francez.
Mirëpo, sipas asaj që raporton The Athletic, City nuk është më i interesuar që të transferojë 22-vjeçarin.
Mediumi bën të ditur se klubi anglez nuk mund të përballojë shumën e transferimit, për më shumë edhe pagën e lartë që kërkon.
Mbappe me gjasë do të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainin edhe pse nuk përjashtohet kalimi i tij te Los Blancos.
City mund të fokuset në transferimin e Erling Haalandit nga Borussia Dortmundi, një opsion më i lirë dhe me pagë më të ulët.