Manchester City ka mposhtur skuadrat e tjera të Premier Leagues për transferimin e sensacionit Kane Taylor, raportoi “The Telegraph” të martën.
Mesfushori 14-vjeçar ishte në dispozicion për një kompensim prej 140 mijë eurosh, pasi u largua nga Aston Villa në fund të stinorit të kaluar, duke shtyrë një numër të skuadrave të interesoheshin për regjistrimin e tij, transmeton “Koha Ditore”.
Liverpooli veçanërisht insistoi për ta marrë në radhët e veta supertalentin 14-vjeçar, ndërsa po ashtu kishin shprehur interesim edhe Manchester Unitedi, Arsenali e Chelsea.
Mirëpo, Manchester City e fitoi garën.