Skuadra angleze, Manchester United është gati t’i vazhdojë kontratën portierit David De Gea për një periudhë pesëvjeçare.
Djajtë e Kuq asnjëherë nuk kanë dashur të heqin dorë nga portieri 28 vjeçar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo për shkak të krizave që klubi ka pasur nën menaxhimin e Jose Mourinhos, ka qenë e pamundur që De Geas t’i vazhdohet kontrata.
Me këtë kontratë, De Gea pritet që të jetë pjesë e klubit anglez deri në vitin 2024.