Manchester United duket se ka marrë vendim për ta shkarkuar trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.
Kjo pas rezultateve dëshpëruese të ekipit në ndeshjet e fundit.
E për ta rënduar situatën akoma më shumë ishte humbja prej 4:1 ndaj Watfordit që i la “Djajtë e Kuq” akoma më larg titullit të Premier League.
Sipas raportimit të mediave britanike dhe gazetarit Fabrizio Romano, thuhet se ka ardhur nga bordi i United pas pesë orë bisedimesh të brendshme.
Ole Gunnar Solskjaer është trajner i Manchester United që nga viti 2018.
Ai në të kaluar është paraqitur edhe si lojtar.
Si zëvendësim i përkohshëm po shihen dy ish-futbollistët Michael Carrick dhe Darren Fletcher.