Skuadra angleze, Manchester United, është në kërkim të një sulmuesi.
Këtë e ka konfirmuar menaxheri i këtij klubi, Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka thënë se synon ta zgjidhë krizën me sulmuesit gjatë muajit janar, shkruan Goal.
Kujtojmë se pas largimit të futbollistëve Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez, performanca e Djajve të Kuq ka rënë dukshëm; prandaj është hapur nevoja për sulmues të ri.