Manchester United është duke kërkuar ta përforcojë skuadrën në afatin kalimtar të dimrit.
Shumë futbollistë kanë përfunduar në listën e dëshirave të United dhe njëri nga ta është edhe Kalvin Phillips që luan për rivalin lokal Manchester City.
Erik Ten Hag synon ta përforcojë repartin e mesfushës dhe e sheh Phillipsin si futbollistin ideal për skemat që ai përdor.
Mesfushori anglez është i destinuar të largohet nga Etihad Stadium në janar, pasi Pep Guardiola i ka bërë të qartë se nuk e ka në plane për pjesën e mbetur të sezonit.
28-vjeçari ka luajtur vetëm tetë ndeshje këtë sezon ku ka në total 216 minuta dhe United po kërkon ta shfrytëzojë këtë mundësi për transferimin e tij.