E ardhmja e Anthony Martial me shumë mundësi do të jetë larg Manchester United.
Sulmuesi i cili po “lufton” për një vend në skuadër, duket si ka mbaruar koha në dispozicion për të vazhduar aventurën te “djajtë e kuq”, pasi klubi me miratimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjær e kanë nxjerrë në merkato lojtarin duke e fiksuar në 50-55 milionë euro çmimin e kartonit të tij.
Francezi nuk ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës në asnjë nga 6 paraqitjet e tij deri më tani në këtë sezon, ndërsa sezonin e kaluar në 22 aktivizime ka shënuar vetëm 4 gola, shumë larg pritshmërive të tij.
Me shitjen e Martial klubi do të synojë Erling Haalandin e Borussia Dortmund, objektiv i vështirë pasi e duan edhe Reali, City, PSG, Barça etj.
25-vjeçari Martial, është pjesë e Man United që nga viti 2015. Ai ka bërë 264 paraqitje, ka shënuar 78 gola.