Edinson Cavani ka nënshkruar zgjatjen e kontratës me Manchester United.
Kështu bën të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano i cili pretendon se Ole Gunnar Solskjaer ka qenë i suksesshëm në bindjen e sulmuesit veteran për të qëndruar në Old Trafford edhe për një vit tjetër.
Sipas Romano një marrëveshje është arritur dhe ajo do të shpallet zyrtarisht këtë javë.
Kontrata e re e sulmuesit 34 vjeçar do të zgjasë deri në qershor 2022 dhe ai do të vendosë për të ardhmen e tij në fund të sezonit të ardhshëm.
Pretendohet se Boca Juniors po ofronte një kontratë dyvjeçare, por Cavani vendosi të qëndrojë për një sezon më shumë në Europë, shkruan TalkSport.