Trajneri i Zenitit, Roberto Mancini, pret qe dy klubet milaneze të kualifikohen për Ligën e Kampionëve.
Milani dhe Interi do të përballen këtë javë në derbin më të madh lokal në botë.
Tashmë të gjitha biletat janë shitur dhe pritet një duel shumë i zjarrtë mes dyja skuadrave.
Mancini thotë se ai pret që të dyja klubet të kthehen në majen e futbollit evropian.
“Kur unë u ktheva, pritjet e mia ishin që Interi të ndërtohet. Të shoh ku mund të shkoj”.
“Milani tash po luan me lojtarë më të mëdhenj se Interi. Shpresoj t’i shoh dyja klubet në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Mancini.