Mancini i zhgënjyer me barazimin e Italisë

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 10:55 | Nga

Mbrëmë në vazhdën e ndeshjeve miqësore që po zhvillohen këto ditë, u ndeshen edhe dy prej përfaqësueseve të mëdha të Evropës, mirëpo të cilat që të dyja dështuan të kualifikohen për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Italia barazoi 1-1 me Holandën në stadiumin e Juventus në “Allianz Stadium” të Torinos dhe pas ndeshjes, përzgjedhësi Roberto Mancini tha se ndjehet i dëshpëruar më këtë barazim.

“E di se është vetëm një miqësore, por kisha dëshirë që të fitonim, posaçërisht për shkak të lojtarëve dhe tifozëve”, tha Mancini.

“Ne e merituam fitoren dhe për këtë arsye nuk jam i lumtur me rezultatin”.

“Jam i kënaqur që i takova lojtarët dhe e di sa shumë mund arrijnë dhe sa mund të zhvillohen edhe më shumë si grup i futbollistëve dhe këtë e shoh si gjë pozitive”, deklaroi Roberto Mancini në konferencë për shtyp.

Përndryshe Italia në këtë miqësore kundër Holandës, ngeli pa një lojtarë, kur në minutën e 69-të, vetëm dy minuta pasi kishin shënuar golin e epërsisë, u ndëshkua me karton të kuq mbrojtësi i majtë, Domenico Criscito, çka solli pastaj edhe deri te goli i barazimit nga holandezët në minutën e 88-të përmes zëvendësuesit Nathan Ake.

Për Italinë në minutën e 67-të kishte shënuar po ashtu një lojtarë që u fit nga banka, sulmuesi i Valencias, Simone Zaza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme