Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, e ka pranuar se ai ishte ndierë i zemëruar me Mohamed Salahun, pas incidentin që e shtyu dyshen ta kenë një debat edhe në fushë. Megjithatë, senegalezi shtoi se ata e kanë lënë zënkën në të kaluarën.
Bashkë me Roberto Firminon, Mohamed Salahu dhe Sadio Mane e kanë formuar njërën ndër partneritetet më të rrezikshme të sulmit në Evropë. Megjithatë, muajin e kaluar, gjatë fitores 3:0 kundër Burnleyt, ndodhi një zënkë me fjalë në fushë, pasi egjiptiani nuk ia pasoi topin bashkëlojtarit të tij.
Megjithatë, Mane thotë se emocionet e tij ishin shkaku i dëshirës që Liverpooli të ketë sa më shumë sukses dhe të shkëlqejë në çdo moment.
“Unë isha i zemëruar sepse kështu është futbolli, ti dëshiron të shënon më shumë gola. E sheh që Manchester City i ka shënuar gjashtë, shtatë apo tetë dhe e dimë se këtë mund ta bëjmë edhe ne”, tha Mane.
“Mendoj se është e rëndësishme për skuadrën që të shënojmë sa më shumë gola që të mundemi, po ai nuk më pa dhe kjo gjë ndodh. Isha pak i zemëruar, por ne jemi shumë me të vërtetë shumë të mirë”.
Me shtatë fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara në sezonin e ri të Premierligës, kampionët e Evropës e kanë nisur në mënyrë të përsosur sezonin e ri dhe Mane beson se Liverpooli është edhë më i mirë këtë sezon sesa të kaluarin.
“Mendoj se jemi më të mirë këtë sezon sesa sezonin e kaluar. Ne po punojmë shumë çdo ditë për t’u përmirësuar. Ne jemi më të pjekur sesa sezonin e kaluar sepse edhe më shumë muaj kanë kaluar”, shtoi Mane.