Mangani ende i pranishëm në Badoc

Prishtinë | 28 Tet 2024 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Prania e manganit në liqenin e Badocit, është ende e lartë. Deri në përmirësimin e vlerave, qytetarët po shfrytëzojnë alternativa të tjera për furnizim me ujë të pijshëm.

Njëra nga alternativat është përmes autoboteve të siguruara nga KRU Prishtina.

Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arieta Mjeku, tha për RTK, se sikur në ujin e patrajtuar dhe të trajtuar vazhdon të jetë e lartësasia e manganit. Në përgjigjen e Mjekut, thuhet se 0.08 mg për litër është sasia e manganit në sasinë e ujit të patrajtuar. Ndërsa tek uji i trajtuar, 0.03 mg për litër.

Të ngjashme